“Histori hirusheje”, kampioni i Premier League gjen sulmues në… kategorinë e pestë!  

0

Në futbollin anglez nuk janë të pakta rastet ku lojtarë të kategorive amatore kanë bërë ëndrrat e tyre realitet, duke u ngjitur në harkun e pak viteve në futbollin e milionave në Premier Ligë. Xhemi Vardi dhe legjenda e është shembulli më i mirë, ndërsa një histori të ngjashme ka pasur dhe sulmuesi i Sauthempton Çarli Austin.

Së shpejti këtë fat “hirusheje” mund ta ketë dhe Makalui Boni, një sulmues 23-vjeçar që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Leiton Orient, ekip që militonë në “National League”, që është divizioni i pestë në piramidën e futbollit anglez.

Vardi duke luajtur në kategorinë e shtatë angleze në vitin 2010.

Sulmuesi me origjinë nga Zimbabve, ka shënuar 17 gola në 24 takime dhe përveç Lesterit interes të madh për Bonin ka nga klube të ndryshme të Championship si Noruiç, QPR dhe Notingam Forest. Edhe pse “National League” është një ligë gjysmë-profesioniste, në shkallët e ndeshjeve të këtij divizioni nuk mungojnë skautë të ekipeve të Premier League ose Championship.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.