Partizani do të ndeshet sot në orën 17:00 në “Niko Dovana” me Teutën e Durrësit. “Demat” duan që të shfrytëzojnë ndalesën e Skënderbeut, për ta çuar në 7 pikë diferencën me vendin e dytë, por nga ana tjetër nuk duan që edhe “djemtë e detit” të afrohen në klasifikim dhe t’i “kërcënojnë” për vendin e parë.
Pritshmëritë për këtë takim janë të mëdha, pasi luan skuadra kryesues me ekipin më në të formë të momentit. Teuta nuk humbet prej 8 ndeshje radhazi, ndërsa kryeqytetasit kanë vetëm 3 humbje në 15 javë.
“Demat” do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë. Siç bëhet me dije, plot 500 bileta janë porositur nga klubi i Partizanit. Një numër relativisht i lartë, pasi bëhet fjalë për një transfertë, megjithatë është e ditur se distanca mes Tiranës dhe Durrësit është e vogël.
Afro 1000 bileta janë shitur deri më tani, por interesi pritet që të jetë i lartë dhe në “Niko Dovana” të shohim një stadium më të mbushur se zakonisht.
ÇMIMET E BILETAVE, TEUTA-PARTIZANI
(E diel, më 8 dhjetor, ora 17:00)
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna D (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje pranë biletarisë së stadiumit në Durrës