”Tërbohet” PSG: “L’Equipe”, një media dezinformuese!

Prestigjozja franceze “L’Equipe” kishte raportuar një lajm se PSG do të shiste një nga dy xhevahirët e saj, Nejmar ose Mbape, në mënyrë që të shpëtonte nga një dënim i mundshëm i UEFA-s, si pasojë e shkeljes së rregullave të “fair play financiar”. Lidhur me këtë lajm, duket se klubi parizien është nervozuar në kulm, teksa ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke akuzuar “L’Equipe” si një media dezinformuese.

“I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë. PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L’Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale.

Ka shumë shembuj të trajtimit të pabalancuar dhe që kanë për qëllim vetëm të përhapin një atmosferë të dëmshme. Jemi ballafaquar me dezinformata të orkestruara nga “L’Equipe”, që nuk ndalet në përpjekjet e saj të palodhura për të minuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe të suksesshëm në Francë.

Në katër ditët e përgatitjes së ndeshjes, që na pret në Beograd, në Ligën e Kampionëve, PSG fton mbështetësit, tifozët, partnerët, ish-lojtarët…, që të mblidhen më shumë se kurrë rreth bluzës së kuqe dhe blu. Vlerat dhe ambiciet e këtij klubi, lojtarët do t’i mbajnë gjithmonë me krenari. Mbështetja e madhe e tifozëve në rrjetet sociale është jo vetëm për Neymar Jr, Cavani, Mbappé, por për të gjithë lojtarët tanë.

Duke pasur parasysh dezinformatat e orkestruara nga “L’Equipe”, si dhe vendosmërinë e saj për të dëmtuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe më të suksesshëm të Francës, riafirmojmë angazhimin tonë për të ecur përpara dhe ndërvepruar vetëm me bashkëbiseduesit që gëzojnë mirëbesim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online