Leonardo gati të befasojë, dalin dy emra të rinj në skenë

Champions League është bërë një “mollë e ndaluar” për skuadrën e Milanit prej pesë sezonesh. Pritja e gjatë ka qenë e dhimbshme për shumë tifozë, por ky sezon i ri ka ndezur sërish shpresat e kuqezinjve. Momentalisht skuadra e Gatuzos ndodhet në vendin e katërt, por nuk kemi mbërritur ende as në gjysmën e kampionatit.

Për të siguruar “biletën” për në Champions, duhet që skuadra nga Milano të sigurojë disa përforcime nga merkato e janarit dhe drejtori brazilian Leonardo e di mjaft mirë këtë gjë. Krahas Lukas Paketës së Flamengos emra të rinj kanë dalë në skenë. Sipas “Sky Sports” dy objektivat e Milanit në merkaton e dimrit janë Doni Van de Bik dhe Uisam Ben Jeder.

Mesfushori i Ajaksit, Van de Bik nuk është një emër i ri për Milanin, pasi interesi për të ka qenë i hershëm. Kriza e dëmtimeve që ka kapur repartin e mesfushës e bën ata një domosdoshmëri për Gatuzon, ndërsa Ben Jeder është një objektiv shumë herë më i vështirë, por me pak sforco financiare sulmuesi francez mund të lëshohet nga klubi i Sevijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *