Trajneri i Mançester Sitit ka mësuar sot shkallën e dëmtimit të mbrojtësit Benzhamin Mendi. Francezi u dëmtua në gju gjatë grumbullimin me kombëtaren e “gjelave”. Nga analizat e bëra, rezultoi se 24-vjeçari ka nevojë të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në menisk.
Bëhet fjalë për një pastrim menisku, që do ta mbajë të paktën dy muaj larg fushave të blerta. Mbrojtësi i krahut të majtë ka pësuar shpesh dëmtime në gju, ku në të shkuarën ka këputur dy herë ligamentet e kryqëzuar.
Në mungesë të francezit, trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i besojë sërish anglezit Fabien Delf, i cili luajti gjatë shumicës së sezonit të kaluar në këtë pozicion.