“Sundon” në “Camp Nou” dhe “Bernabeu”, tekniku i andaluzianëve në histori

Barcelona pësoi një humbje shokuese një ditë më parë, teksa u mund brenda në “Camp Nou”, nga skuadra e Betisit me shifrat 3-4. Ekipi nga Sevija, ka ndërtuar një ekip mjaft konkurrues këtë sezon, teksa dhe në Europa Ligë kryeson grupin e saj, në të cilin ndodhen dhe ekipe si Milani e Olimpiakos.

Betis, gjithashtu sezonin e shkuar bëri një sezon mjaft të mirë dhe merita kryesore për këtë fakt është e trajnerit, Kike Setien. 60-vjeçari erdhi në krye të klubit në vitin 2017 dhe mbrëmjen e kaluar u bë trajneri i parë i dhjetë viteve të fundit që fiton në transfertën e “Bernabeut” dhe “Camp Nout”.

Kike Setien një sezon më parë mori një triumf në javën e pestë, duke befasuar Realin e Madridit brenda në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja u vendos në minutën e 94-të, ku ishte sulmuesi Snarabia, i cili çoi në qiellin e shtatë ekipin e tij, me fitoren 0-1. Këtë sezon, ekipi i teknikut nga Santanderi merr një tjetër fitore befasuese, tani në “Camp Nou” dhe shkruan emrin e tij në librat e historisë së futbollit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *