Konte i përgjigjet Ramosit: Edukim dhe respekt, të njëjtën gjë duam mbrapsht!

Antonio Konte, i cili ishte i pranishëm në Koverçiano në ndarjen e çmimeve për trajnerët më të mirë, ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke i rikthyer përgjigje Sergio Ramosit. Italiani ishte pranë uljes në stolin e Realit të Madridit, ndërsa kapiteni i Realit ironizoi për mundësinë e të pasurit Konten si trajner.

Respekti fitohet dhe nuk imponohet. Kemi fituar trofe me trajnerë të ndryshëm, por menaxhimi i dhomave të zhveshjes është më i rëndësishëm se aftësitë e trajnerit”, shprehej Ramos, ndërsa Konte i është përgjigjur në këtë mënyrë.

Ne duhet të sjellim edukim dhe respekt kur shkojmë te një skuadër dhe të njëjtën gjë duhet të marrim nga lojtarët. Kur kjo gjë ndodh më pak, fillojnë problemet. Ne kemi një kulturë të madhe pune dhe kur futësh në një ambient të ri pune, nuk mund të përmbysësh gjithçka, por duhet të integrohesh pak nga pak. E ardhmja? Jam i qetë, tani dua të bisedoj dhe komunikoj me trajnerë të tjerë. Pres vitin tjetër për t’u rikthyer në stolin e ndonjë ekipi”, sqaron ish-trajneri i Juventusit dhe Çelsit.

Konte e mbyll prononcimin e tij, duke komentuar ndeshjen Milan-Juventus si dhe duke dhënë mendimin e tij për teknologjinë VAR.

Juventusi është shumë i fortë dhe po dominon. Bardhezinjtë e shprehen një gjë të tillë mbrëmë dhe komplimente për to, të cilët, për momentin, duken si një armatë e pathyeshme. VAR-i? Më duket një zgjidhje e mirë, sepse kur merret vendimi dihet që është parë dhe riparo disa herë. Ka akoma një marsh minimal gabimi, por jam pro teknologjisë”, përfundon Antonio Konte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *