Tirona Fanatics i kanë kursyer reagimet e gjata pas humbjes së fundit që Tirana pësoi me Teutën. Të vendosur për të protestuar kundër presidentit Refik Halili, ultrasit bardheblu edhe në Shijak u shfaqën me një banderolë kundër numrit një të klubit.
Për këtë arsye edhe ndeshja u shty për 15 minuta, derisa Fanatics u larguan nga stadiumi. Ndërkohë, në faqen e tyre në “Facebook” ata kanë postuar vetëm një foto dhe mesazhi është i qatë: “Ju mund të jeni gjithçka, por ju nuk jeni Tirona”.
Bardheblutë pas 11 javësh kampionat numërojnë 9 pikë të grumbulluara dhe fitoren e fundit e kanë regjistruar pas derbit në ndeshjen me Kastriotin e vendit të fundit. Më pak pikë se Tirana deri më tani kanë vetëm krutanët dhe Kamza.