Ajaksi i mbyll derën të mëdhave: Nuk ka asnjë shans të kemi shitje në janar!

Ajaksi i Amsterdamit njihet si një ndër klubet që nxjerr talente të mëdhenj në futboll. Në ekipin aktual janë disa lojtarë që spikasin, ku më kryesorët janë ata që shihen dhe si e ardhmja e kombëtares së Hollandës, De Ligt dhe De Jong. Matijs dhe Frenki janë përkatësisht 19 dhe 21 vjeç janë lojtarët që gjithashtu kërkohen nga klubet më në zë të Evropës.

Lidhur me këtë cështje ka folur një nga drejtuesit e Ajaks, i cili ka folur për mediat holandeze. Drejtori sportiv i klubit nga Amsterdami, pikërisht Mark Overmars paralajmëron ekipet e interesuara për Matijs De Ligt dhe Frenki De Jong, duke thënë se të dy lojtarët nuk janë në shitje në merkaton e janarit.

“Besoj të gjithë e dinë qëndrimin tonë, që është të mos kemi shitje në dimër. Kështu që nuk ka asnjë shans, cilado qoftë shuma e ofruar” , deklaroi shkurt Overmars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *