Kevitani drejt përjashtimit, dënim i rëndë për Besën

Besa fitoi ndeshjen e fundit në Rrogozhinë, por e ka pësuar rëndë nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sjelljes së tifozëve. Kavajasit do të luajnë tre ndeshje pa tifozë, duke nisur nga e radhës në shtëpi me Lushnjën.

Kë edhe dënime të tjera të dhënë, që i përkasin Kategorisë së Dytë. Kevitani ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në tavolinë, pasi nuk është paraqitur në Shkodër për takimin me Vllazninë B. Edhe një takim tjetër nëse nuk zhvillon, skuadra kryeqytetase do të përjashtohet nga kampionati. Gramozi ndërkohë është dënuar të luajë 4 ndeshje pa praninë e tifozëve.

VENDIMET E DISIPLINËS
KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.

KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero). KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *