Drita e Duros vazhdon ngjitjen, Flamurtarin rigjen fitoren

Kampionët në fuqi të Dritës kanë fituar ndeshjen e katërt radhazi dhe vijojnë të ngjiten në tabelën e klasifikimit. Sot gjilanasit kanë bërë detyrën në transfertë kundër KEK-ut të vendit të fundit, duke fituar 1-2. Ka qenë sulmuesi Betim Haxhimusa ai që ka vendosur fatet e ndeshjes, duke shënuar në fillim dhe në fund të takimit.

Rikthehet te fitorja edhe Flamurtari, që ka mposhtur skuadrën e Ferizajt në transfertë. Vendasit shënuan të parët me anë të Berbatovcit dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Krasniqi për kuqezinjtë barazoi shifrat në të 55’, ndërkohë që Zylfiu e çoi rezultatin në 1-2 për skuadrën nga Prishtina.

Tre minuta nga fundi Krasniqi shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që më pas Mazrekaj goli i Mazrekajt pati vetëm vlera statistikore. Gjithçka u mbyll me rezultatin 2-3 për miqtë. Ballkani ka marrë tre pikë me vlera në shtëpi me Lirinë e Prizrenit. Manevski ishte autor i golit të vetëm të këtij takimi, që u mbyll 1-0.

IPKO SUPERLIGA – Java 12          

Ferizaj – Flamurtari 2-3
Shënues:
Berbatovci 28’, Mazrekaj 89’ / Krasniqi 55’, 87’, Zylfiu 68’
KEK-u – Drita 1-2
Shënues:
Haxhimusa 7’, 94’
Ballkani – Liria 1-0
Shënues:
Manevksi 80’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *