Beiranvand shtang Ksavin, pritja fantastike bën xhiron e botës

Portieri iranian Alireza Beiranvand shijoi një moment të shkurtër fame gjatë Botërorit “Rusi 2018”, ku priti një penallti të Kristiano Ronaldos. Pritja historike solli që mediet ndërkombëtare të tregonin interes për të dhe historinë e tij të pabesueshme.

Beiranvand, i cili deri pak vitesh ishte i pastrehë, tani luan me një ndër ekipet më të mëdha në Iran, Persepolis. Sot, ai bë sërish protagonist duke kryer një pritje të jashtëzakonshme në minutën e 85-të ndaj ish-mesfushorit të Barcelonës Ksavi Hernandez, i cili tani luan për Al-Sad në Katar. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe Persepolis kaloi në finale të Champions Ligës së Azisë, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 0-1. Tani skuadra iraniane do të ndeshet ndaj japonezëve të Kashima Antlers në një finale me dy takime.

 

 

? Pritja e penalltisë së Kristiano Ronaldos në Botërorin “Rusi 2018”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *