Goran Siljanovski shpëtoi mirë në ndeshjen me Tiranën. Mbrojtësi i djathtë, për pak sa nuk mori një goditje nga ana e Bedi Grecës. Ky i fundit i shpëtoi ndëshkimit, ndërkohë që Danilo Alvesh nuk e ka humbur mundësinë të bëjë shaka me atë që ndodhi.
Ai ka postuar videon nga ndeshja, pikërisht atë me protagonist Grecën, ndërkohë që u ka bërë “tagg” disa prej shokëve të skuadrës. Por veç pjesës së lojtarit të Tiranës që gjuan mbrapsht me shkelm, ai ka modifikuar edhe një video ku shfaqet një kalë duke goditur një persona që tenton të hipë mbi të.
Të qeshura dhe komenti “serioz” i brazilianit Alvesh: “Më e keqja, nuk ishte as faull”. Laver Alla nuk pa gjë, as Ardian Beqiri që ishte pak metra më tej. Ose edhe e kanë parë gjithçka, ku i dihet…