Gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” ka publikuar një lajm “bombë” në lidhje situatën aspak të qetë që ka mbështjellë trajnerin e Real Madrid, Hulen Lopetegui. Sipas së përditshmes spanjolle, Florentino Perez ka disa javë që ka kontaktuar trajnerin italian Antonio Konte.
Humbja turpëruese ndaj CSKA-së së Moskës më datë 2 tetor, ka qenë ndeshja që ka shtyrë presidentin e “Los Blancos” për të nisur kontaktet me përfaqësuesit e ish-trajnerit të Çelsit dhe Juventusit.
Ky lajm që ka bërë bujë në vendin iberik, shton ndjeshëm presionin mbi Lopeteguin, vazhdimësia e të cilit mund të vendoset në fundjavën e ardhshme, ku Real Madrid do të udhëtojë drejt “Camp Nou” për ndeshjen më të vështirë rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.