Gazeta gjermane tallet me Bajernin, e vendos në krye të tabelës fiktive

Kërkesat e kreut të Bajernit ndaj medieve gjermane për më shumë respekt ndaj lojtarëve të klubit të tij, nuk kanë sjellë efektin që pritej. Gazetarë të shumtë e cilësuan fjalimin e Rumeniges si të turpshëm dhe qesharak.

Gazeta e njohur gjermane “Die Tageszeitung” e njohur ndryshe si “TAZ”, mendoi një ide krejt origjinale në lidhje me deklaratat e Rumeniges. Në numrin e së shtunës së gazetës, në krye te tabelës së Bundesligës është vendosur Bajerni i Mynihut edhe pse kampionët në fuqi ndodheshin në vendin e shtatë të renditjes me 13 pikë, katër më pak se kryesuesit e Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *