VIDEO | Liverpuli s’i ndahet Sitit, mjafton Salah

Liverpuli arrin një triumf mjaft të çmuar në fushën e Hadërsfilld me rezultatin e ngushtë 0-1. Ishte Salah që rikthehet më në fund të jetë përsëri vendimtar për ekipin e tij. Ekipi nga “Anfield” konfirmon momentin e mirë në këtë fillim sezoni, teksa tashmë është në krye vetëm me Sitin, pasi Çelsi u ndal në mesditë ndaj Junajtid.

Një ndeshje që nuk ishte dhe aq e lehtë për “The Reds”, të cilët vuajtën jo pak për të marrë këtë fitore. Në minutën e 24-t ishte një aksion i Xherdan Shaqirit, i cili asistoi për Mohamed Salah, ku ky i fundit nuk gaboi i vetëm përballë portierit vendas. Ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, Liverpuli administroi avantazhin e marrë në fraksionin e parë, teksa vuajti jo pak për të bërë diçka të tillë. Vendasit provuan deri në fund të merrnin të paktën një pikë nga ky takim, por tentativat e Munie dhe Diakabi nuk arritën të konkretizoheshin.

Kështu, Liverpuli vijon të jetë në krye së bashku me Sitin, me kuotë të barabartë pikësh, taksa javën e ardhshme do të presë skuadrën e Kardif.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online