Forma jo e mirë e Moratës, Sarrit i soset durimi

Në 19 korrikun e vitit 2017, Alvaro Morata u transferua nga Reali i Madridit drejt Çelsit për shumën e 60 milionë sterlinave. Spanjolli bëri një sezon deri dikur të kënaqshëm vitin e kaluar, gjithmonë duke parë ecurinë e klubit, pasi Çelsi nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Champions dhe nuk pati një sezon të mirë.

Gjithsesi, këtë vit me ardhjen e Mauricio Sarrit në krye, duke se Çelsi ka rilindur dhe po merr rezultate mjaft të mira. Për t’u kthyer te Morata, vlen për t’u përmendur se sulmuesi e nisi si titullar këtë sezon dhe mbante peshën e sulmit të bluve të Londrës. 25-vjeçari nuk ka shfaqur formën e duhur dhe pak e nga pak, vendi i tij është zënë nga Oliver Zhiru.

Pikërisht lidhur me këtë fakt, duket se Sarri ka kërkuar nga drejtuesit që në merkaton e janarit, Çelsi të përforcohet me një sulmues, pasi forma e Alvaro Moratës duket shumë larg nga ajo që pritet nga ai. Sulmuesi spanjoll ka shënuar vetëm dy gola në Premier Ligë dhe e sheh veten në stol që pas ndeshjes së 1 shtatorit ndaj Bornmuth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *