“Dridhet” mesfusha e Milanit, kinezët bëjnë gati milionat për 21-vjeçarin

Milan duket se në javët e fundit e ka marrë veten nga momenti i keq i javëve të para, pas barazimeve të shumta. Pavarësisht se kuqezinjtë kanë vetëm një humbje që nga nisja e sezonit, barazimet ndaj Empolit, Kaljarit apo edhe Atalantës i kanë lënë kuqezinjtë në vendin e dhjetë.

Një nga protagonistët absolut në mesfushën kuqezi, është padyshim Frenk Kesi. Lojtari afrikan ka bërë një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar dhe po ecën në hapa të mirë edhe këtë sezon. Për këtë fakt, për 21-vjeçarin kanë shfaqur interes klube si PSG dhe Bejing Guan.

Siç raportohet nga mediat italiane, interesimi i klubit kinez duket më konkret se sa PSG, teksa thuhet se ekipi nga superliga kineze i ka ofruar një pagë marramendëse mesfushorit të kuqezinjve. Paga e ofruar thuhet të jetë 10 milionë euro dhe është një ofertë padyshim e çmendur nga ana e kinezëve.

Milan e afroi Frank Kesin nga skuadra e Atalantës, teksa formula e transferimit ishte një huazim dy-vjeçar për 8 milionë euro, dhe e drejta e blerjes për 24 milionë euro të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online