Portugalia si tren, fenomeni Piatek nuk i mjafton Polonisë

Grupi 3 i Ligës A në Nations League ka pronar tashmë dhe quhet Portugali. Kampionët në fuqi të Europës kanë fituar sot 3-2 në Poloni dhe duket qartë se nuk kanë më nevojë për Kristiano Ronaldon, të paktën për të shkuar në Euro 2020, ku me siguri ylli i Juventusit do të jetë i pranishëm.

Pa CR7, Portugalia fitoi bindshëm kundër Italisë dhe dominoi edhe sot në Poloni.

Në fakt, polakët shënuan të parët dhe Piatek po konfirmohet zbulimi i sezonit në Europë, sepse po shënon me një ritëm të çmendur.

Megjithatë, Andre Silva barazoi, me 7 gola në 6 ndeshjet e fundit jashtë fushe për kombëtaren, ndërsa Glik shënoi autogol në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 52-të Bernardo Silva shënoi edhe golin e tretë portugez, para se Blashçikovski ta bënte emocionues fundin e takimit, me golin e shpresës shënuar 13 minuta para fundit, por që nuk u pasa nga gola të tjerë. Tashmë Portugalisë i duhen vetëm dy barazime, ose një fitore, për të shkuar në gjysmëfinale.

LIGA B

Dy gola nga sulmuesi Aleksandar Mitroviç, nga një në çdo pjesë, i kanë dhënë fitoren 2-0 Serbisë në Malin e Zi, në derbin e parë që luhet që pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mali i Zi ishte inferior, edhe pse u mundua gjatë, por Serbia me qetësi dhe eksperiencë shënoi me penallti në minutën e 18-të, për të mbyllur gjithçka 9 minuta para fundit.

Fitorja e ngjitur në krye të grupit 4 Serbinë, me 7 pikë në 3 ndeshje, ndërsa e ndjek Rumania me 5 pikë, që fitoi 2-1 një ndeshje dramatike në Lituani. Kipçiu shënoi në minutën e 13-të, Zhulpa barazoi në të 89-tën për Lituaninë modeste dhe Maksim shënoi në shtesë për rumunët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *