Zola: Mendoja që merrja vesh nga futbolli, por Sarri po më befason!

Xhanfranko Zola është një legjendë në “Stamford Bridge”. Italiani është shpallur futbollisti më i mirë i historisë së Çelsit, ndërsa ka nisur eksperiencën e trajnerit, duke punuar si zëvendës i Mauricio Sarrit. Idetë e ish-trajnerit të Napolit po i befasojnë të gjithë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe dhe me Zolën.

Ai sqaron faktin që po mëson shumë dhe Sarri i ka hapur një botë të madhe të këndvështrimit të lojës më popullore në botë, ndërsa komenton dhe formën e shkëlqyer të Eden Hazard, por Zola mendon që belgu mund të arrijë dhe më lart me kualitetin që zotëron.

Mendoja që e njihja mirë futbollin, por Mauricio ka hapur një botë të madhe para meje. Për mua është gjithçka e re dhe kjo është një eksperiencë e madhe. Hazard? Nuk mendoj që Eden ka arritur potencialin e tij të plotë. Mendoj që mund t’i përdorë cilësitë e tij në një mënyrë më të mirë. E besoj me të vërtetë. Mendoj që këtë vit skuadra, në veçanti Sarri, do ta ndihmojë Hazardin të arrijë potencialin e tij të plotë”, përfundon ndihmësi i trajnerit Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *