Anglia pranë shitjes së mitikut “Wembley”, zbulohen detajet e marrëveshjes

Stadiumi “Wembley” është një nga pasuritë dhe krenaritë e futbollit anglez. Një gjë e tillë nuk do të vazhdojë dhe për shumë kohë, sepse Federata Angleze e Futbollit është pranë arritjes së akordit të shitjes së tij. Shahid Kan, pronari i ekipit të Fulhemit dhe ekipit të Xheksonvill Xhaguar, ekipit të futbollit amerikan, ka arritur akordin me Federatën Angleze siç citon “Financial Times”.

Manjati amerikan do të paguajë 600 milionë sterlina për stadiumin e famshëm, me Federatën Angleze të Futbollit, që është e detyruar të bëjë këtë lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën në nivel lokal dhe shkollat e futbollit.

Qëllimi i Kan është të transferojë ekipin e Xheksonvill Xhaguar në këtë stadium, duke u bërë kështu i pari ekip nga përtej oqeanit, që luan jashtë Amerikës. Një gjë e vështirë, por kampionati i futbollit amerikan është i shkurtër dhe ky fakt do t’ia lehtësojë punën Shahid Kan, i cili dëshiron që ekipi i tij i ragbisë të luajë në ishull.

Në këtë marrëveshje do të ketë, natyrisht, klauzola të mirëpërcaktuara. Kombëtarja angleze e futbollit do të vazhdojë të luajë në “Wembley”, si dhe disa ndeshje klasike si finalja e “FA Cup” dhe ndeshjet “play-off” të ndryshme, do të vazhdojnë të luhen në këtë stadium.

Një klauzolë përcakton dhe faktin nëse Kan mund të arrestohet, ose dënohet në të ardhmen. Nëse kjo ndodh, atëherë, Federata Angleze do të ketë të drejtën e riblerjes së stadiumit.

Të enjten do të mblidhet këshilli drejtues i Federatës dhe nëse aprovohet plani i shitjes së stadiumit, do të mblidhet Asambleja e madhe, që do të marrë mendimet e të gjitha kategorive dhe sektorëve të futbollit anglez.

Duke marrë parasysh dashurinë e madhe të anglezëve për stadiumin mitik, nuk do të mungojnë protestat për vendimin e marrë, por gjithçka do të zbardhet në ditët në vijim, nëse “Wembley” do të vazhdojë të jetë krenaria e futbollit ishullor, apo do të kthehet në shtëpinë e futbollit amerikan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online