Probleme për Kupën e Botës 2022, punëtorët nuk janë paguar prej muajsh!

Vazhdojnë problemet për organizimin e Botërorit të Katarit 2022. “Amnesty International” deklaron që shumë punëtorë nuk janë paguar prej kohësh. Organizata për të drejtat e njeriut ka shpjeguar faktin që këta punëtorë, kryesisht nga Nepali, India dhe Filipinet, kanë borxhe që arrijnë nga 1370-2470 dollarë të papaguara nga kompania e përpunimit të metaleve “MENA”.

Për shumë prej tyre, kjo shumë është e barabartë me 10 muaj pagë (shumica e tyre jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë). Raporti i organizatës tregon se mospagesa e pagave ka “shkatërruar jetët” e punëtorëve dhe i bën thirrje qeverisë së Katarit t’i paguajë sa më shpejt.

78 punëtorë janë intervistuar nga “Amnesty International”, të cilët kanë punuar dhe vazhdojnë punën për ndërtimin e stadiumeve, ku do të zhvillohen ndeshjet. Punëtorët kanë mbetur të izoluar në Katar, shumë larg vendeve të tyre dhe pa para. Ata nuk mund të largohen nga Katari, sepse ligjet vendore kërkojnë që punëtorët të kenë një leje daljeje të nënshkruar nga punëdhënësi i tyre.

Organizata sqaron që në vitin 2017, kompania MENA tha se ka qenë viktimë e partnerëve komercialë pa skrupuj, që kanë shkaktuar probleme të rrjedhjes së parave dhe një seri mosmarrëveshjesh me pagesat e punëtorëve.

Ministri i punës së Katarit ka deklaruar që nuk do të lejohet abuzimi i punëtorëve. Edhe pse ‘MENA’ nuk vepron në Katar, do të kryejmë një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen”. Nga ana tjetër, FIFA është distancuar nga episodi në fjalë, duke sqaruar që kjo situatë nuk ka lidhje me qeverinë botërore të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online