Shënkolli shkatërron Korabin, paqe mes Tomorit e Besës

Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë së Parë dhe Shënkolli është skuadra e vetme që ka dalë e fituar, pasi mundi ekipin e Korabit në shtëpi me rezultatin 4-0. Në Berat sfida tjetër mes Tomorit dhe Besës u mbyll në barazim 1-1.

Lezhjanët u udhëhoqën nga sulmuesi Danaj, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe i udhë triumfit. Me nisjen e pjesës së dytë Koci shënoi autogol, ndërkohë që në shtesë Përgjini realizoi edhe golin e katërt për Shënkollin, që nuk fal në shtëpi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 3

GRUPI A
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Shënkolli – Korabi 4-0
Shënues:
Danaj 28’, 40’, Koci 53’ (aut.), Përgjini 92

E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Besëlidhja – Veleçiku 2-1
Erzeni – Burreli 1-0
Vora – Iliria 1-1

E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Vllaznia – Dinamo 2-0

Tomori, edhe pse në shtëpi nuk mundi dot që të fitonte. Beratasit dhe kavajasit e mbyllën pjesën e parë me rrjeta të paprekura, ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë u akordua një penallti. Kapiteni Çaço nuk arriti të shënojë për Tomorin, por gjithsesi goli erdhi dhjetë minuta nga fundi.

Mujkiç ishte ai që shënoi, por barazimi erdhi shpejt. Një penallti e dhënë për Besën nuk u kthye në gol. Topi i kthyer nga portieri u shfrytëzua nga Çelhaka, i cili shënoi golin që i nxori kavajasit të pamposhtur nga Berati.

Grupi B
E diel, më 23 shtator, ora 16:00
Tomori – Besa 1-1
Shënues: Mujkiç 79’ / Çelhaka 85’

E shtunë, më 22 shtator, ora 16:00
Oriku – Pogradeci 1-0
Egnatia – Lushnja 0-0
Turbina – Elbasani 2-1
Apolonia – Bylis 0-0

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *