Vjet Roma bëri atë që nuk e mendonte asnjë: u kualifikua në gjysmëfinale të UEFA Champions League pasi kishte humbur ndeshjen e parë çerekfinale me Barcelonën me rezultatin 4-1. Në Romë ndodhi përmbysja e madhe, teksa verdhekuqtë triumfuan 3-0.
Sonte Roma luan në Madrid kundër Realit, rival në grupe. Në momentin para fillimit të ndeshjes, kur spikeri i stadiumit po thërriste emrat, tifozët kanë brohoritur kur u përmend emri i Kosta Manolas.
Kjo ka një arsye dhe lidhet me faktin që mbrojtësi grek i shënoi vjet Barcelonës golin e tretë, që i eliminoi katalanasit. Ndërkohë klubi roman në tëiter shkruar: “Kosta Manolas duket se është shumë popullor për tifozët e Realit.
Kostas Manolas appears to be pretty popular with the Real Madrid fans ?#ASRoma #UCL pic.twitter.com/JzfCksKpaV
— AS Roma English (@ASRomaEN) September 19, 2018