Sulmuesi anësor i Bajer Leverkuzenit, Karim Belarabi, është përfshirë në një “stuhi” kritikash pas ndërhyrjes makabër që 28-vjeçari kreu ndaj mbrojtësit të Bajernit, Rafinja. Braziliani ka pësuar një ndrydhje në një prej ligamenteve të kyçit, një dëmtim ky që do ta mbajë të paktën një muaj larg fushave të blerta.
Mbas përfundimit të takimit, Uli Hënes, foli me tone shumë të ashpra, duke deklaruar se ajo ndërhyrje duhej të procedohej penalisht, ndërsa trajneri Niko Kovaç tha se ajo ndërhyrje nuk meritonte vetëm një të kuq, por dy të tillë. Kritika të shumta erdhën dhe nga analistët e gazetarë.
Belarabi ka thyer heshtjen me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku i ka kërkuar falje Rafinjës.
“Dua t’i kërkoj falje Rafinjës dhe skuadrës sime Bajer Leverkuzenit për faullin e panevojshëm. Nuk ishte e paramenduar. Të uroj shërim sa më të shpejtë”, shkroi gjermano-ganezi
https://twitter.com/5amuelinho/status/1040997325131341824