Sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone, ka pësuar një dëmtim në miqësoren e Italisë U21 ndaj Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar la takimin në minutën e 35-të pas dhimbjeve në kyçin e këmbës. Fillimisht sulmuesi e refuzoi disa herë zëvendësimin, por trajneri Di Biaxhio vendosi që të mos rrezikonte më tej dhe e nxorri nga fusha e lojës.
Tani priten analizat mjekësoret për të përcaktuar kohën e rikuperimit të të riut. Me largimin e Andre Silvës dhe Nikola Kaliniç, Kutrone është sulmuesi i vetëm rezervë i skuadrës së drejtuar nga Xhenaro Gatuzo.
Të dielën Milani do të luajë në transfertën ndaj Kaljarit, në të njëjtin stadium ku Kutrone luajti sot. Në mungesë të Kutrones, opsionet e Gatuzos në stolin e rezervave pësojnë një ulje të konsiderueshme në cilësi.