Zarate la Velezin për Bokën, vëllai nuk ia fal: Nuk i flas më me gojë!

Mauro Zarate u transferua këtë verë nga klubi i Velez Sarsfilld për te Boka Zhuniors. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer Rolando Zarate, vëllait dhe ish-menaxherit të 31-vjeçarit. Në një prononcim për “Vélez y su Mundo”, Rolando ka komentuar këtë lëvizje të vëllait të tij, i cili u bë i famshëm gjatë periudhës që luante me Lacion.

“Nuk flas me Mauron që mbas transferimit të tij te Boka. Ai ishte lider dhe idhull te Velez dhe i thashë që në fillim se do të ishte çmenduri të kalonte te Boka Zhuniors. Patëm një debat mes nesh, sepse mendoja dhe e mendoj dhe tani, që ai ishte vendimi më i keq që vëllai im ka marrë në karrierën e tij.

Jam penduar që e solla Mauron te Velez, sepse kisha premtuar që ky do të ishte klubi i tij i vetëm në Argjentinë”, përfundon Rolando Zarate. Mauro e nisi karrierën e tij sportive me ekipin e Velez dhe ai është aktivizuar në tre periudha të ndryshme me këtë ekip, por largimi i tij drejt Bokës i ka trishtuar të gjithë, përfshirë dhe vëllain e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online