Dita e djeshme ka sjellë lajme të kobshme për klubet e Sent-Etienit dhe Kaljarit, pasi secila skuadër ka mësuar lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të një prej lojtarëve të akademisë. Uilliam Gomis dhe Kristian Popiela, 19 dhe 20 vjeç kanë humbur jetën në incidente të ndryshme.
Francezi Gomis ka qenë viktim e një sulmi me armë që la të vdekur edhe një 14 vjeçar në qytetin francez, ndërsa polaku Popiela gjeti vdekjen e menjëhershme pas një aksidenti rrugor në Poloni. Të dy klubet kanë çuar mesazhe ngushëllimi me anë te rrjeteve sociale.
?? L'#ASSE profondément affectée par le décès tragique de son ancien joueur William #Gomis ?? https://t.co/cIhuZKzfGa pic.twitter.com/fX2SCJKGpg
— AS Saint-Étienne (@ASSEofficiel) September 10, 2018
Ciao, Krystian ??? #Popiela pic.twitter.com/G4IZj4M5BD
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) September 10, 2018