Video | Gabigol “ringjallet” në Brazil, dopieta e çon ne krye të listës së golashënuesve

Gabriel Barbosa ose siç njiihet ndryshe, Gabigol, po kalon disa muaj të shkëlqyer në vendlindje. Braziliani po shkëlqen me Santosin, ku ndodhet i huazuar që prej muajit janar nga skuadra e Interit.

22-vjeçari ishte protagonist i fitores në transfertën ndaj Paranas me dy golat e tij, që vulosën fitoren e Santosit. Me këtë dopietë Gabigol kap shifrën e 12 golave në 23 ndeshje dhe kap kreun e renditjes së golashënuesve në Serie A-në braziliane.

Shumë vetë menduan se 30 milionë eurot që Interi shpenzoi për të dy vite me parë ishin para të çuara dëm. Por, 22-vjeçari po tregon se mund të bëjë diferencën në një ambient ku përshtatet mirë. Huazimi i Gabigol mbaron në fund të muajit dhjetor dhe pritet që së shpejti të vihet në diskutim e ardhmja e sulmuesit me drejtuesit e Interit, të cilët kanë në dorë fatin e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online