Gjobiten Kastrioti dhe Flamurtari, paralajmërim i çuditshëm për Partizanin

 

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka shqyrtuar problematikat që kanë ndodhur në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Dy prej klubeve të elitës janë gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve dhe konkretisht e kanë pësuar Kastrioti dhe Flamurtari.

Paralajmërime ka pasur për Kamzën dhe Partizanin, teksa të kuqtë e pësojnë për shkak të ndërrimit të uniformës, kurse klubi periferik i kryeqytetit për dështim në përmbushjen e kushteve sanitare.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *