S’ka hapësira tek ekipi i parë, Abazaj luan me rezervat

Aventura e Kristal Abazajt tek Anderlehti mund të kishte pasur një fillim shumë të mirë. Sulmuesi i ardhur nga Luftëtari nuk ka debutuar ende me ekipin belg edhe 22-vjeçari la përshtypje shumë të mirë me paraqitjet e tij në fazën parapërgatitore, konkurrenca e madhe te gjiganti belg ka bërë që talenti i kombëtares të mos ketë hapësira të mjaftueshme.

Duke parë situatën ku ndodhet 22-vjeçari, trajneri i Anderlehtit Hein Van Hezebruk e ka çuar sulmuesin shqiptar tek ekipi i rezervave, që militon në kampionatin e rezervave të Belgjikës. Në ndeshjen e zhvilluar ditën e hënë, Abazaj e nisi nga minuta e parë dhe ekipi i tij fitoi 1-2 në transfertën ndaj rezervave të Gentit. Në pamundësi të një huazimi, liga e rezervave mund të jetë i vetmja mundësi e Abazajn për të siguruar minutat e nevojshme që i duhen një futbollisti për të mbajtur formën fizike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *