Video | “Bëmë baba të të ngjaj”, një tjetër Martins po shkëlqen tek Inter

0

Obafemi Martins, ish-lojtari i Interit, i cili mbahet mend për shpejtësinë e tij dhe mënyrën e festimit të golave, vazhdon të luajë në kampionatin kinez të futbollit me ekipin e Shangai Shenhua. 33-vjeçari nga Nigeria, i cili shënoi 49 gola në 136 ndeshje me zikaltrit, është në hapat e fundit të karrierës, por një tjetër Martins është në fillimet e futbollit. Pikërisht i biri, Kevin Mausi, i cili luan me ekipin U14 të Interit.

Ai është i talentuar, ka një fizik të fortë, shpejtësi dhe sens goli. Vetëm 13 vjeç, por e ardhmja e tij është e ndritur dhe ka të njëjtat karakteristika si Oba Oba . Më parë është aktivizuar me moshat e Milanit, ndërsa tashmë është transferuar në anën tjetër të qytetit dhe ekipin ku i ati ka luajtur për katër sezone.

Ai është akoma i vogël dhe duhet të vazhdojë të punojë fort, por kualiteti nuk i mungon dhe tifozët e Interit shpresojnë të shohin në të ardhmen një tjetër Martins me bluzën e tyre.

#grandiraga

A post shared by Lil_master00 (@king_kev05) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.