Ksabi Alonso nuk mund të rrinte për shumë larg sportit që i ka dhuruar gjithçka çmund të imagjinonte. Ish-mesfushori i Real Madrid, Bajern dhe shumë skuadrave të tjera ka filluar ditën e djeshme karrierën e tij në rolin e trajnerit.
Ka qenë pikërisht Real Madrid, klubi që i ka dhënë spanjollit mundësinë për të “futur këmbët” në këtë fushë të re. Alonso do të drejtojë ekipin U13 të skuadrës madrilene. Nuk është hera e parë që “Los Blancos” u beson ish-yjeve të ekipit një vend si trajnerë në akademinë e tyre të suksesshme. Të njëjtin fat ka pasur dhe Zinedin Zidan, Ruben De La Red dhe Guti.
Në videon e mëposhtme Alonso prezantohet me nxënësit e tij të parë në ambientet e akademisë madrilene.
Premier jour pour Xabi Alonso en tant que coach des Infantil B du Real Madrid. pic.twitter.com/WfMDPZUbcn
— Real Madrid FR (@FranceRMCF) August 29, 2018