Ishte vetëm një dyluftim ajror si ato që ndodhin me dhjetra herë në çdo ndeshje futbolli. Por, mbrojtësi i majtë i Seviljes, Serxho Eskudero, patin fatin e keq të binte në mënyrën më të keqe të mundshme.
Gjatë rënies e gjithë pesha e 28-vjeçarit u peshua në krahun e tij, që më pas pësoi një frakturë. Situata u rëndua më shumë, pasi fillimishtasnjë prej lojtarëve në fushë nuk i kori seriozisht britmat e agonisë së spanjollit. Eskuderos do i nevojitet ndërhyrje kirurgjikale dhe koha minimale e rikuperimit është 4 muaj.