Pako Alkaser nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës. Të paktën deri në sezonin tjetër. Sulmuesi spanjoll do të huazohet në Gjermani për një vit te skuadra e Borusias së Dortmudit. Alkaser do të jetë titullar i padiskutueshëm në klubin e drejtuar nga zvicerani Lusien Favre.
Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, marrëveshja për huazimin e 24-vjeçarit do t’i kushtojë 2 milioën euro palës gjermane, si dhe në është dhe një opsion blerje për 25 milionë euro.
Te Dortmundi Alkaser do të marrë minuta të rregullta, diçka kjo që i mungon që prej kohës kur luante për Valencian rreth dy sezone më parë. Vendin e Alkaser si sulmuesi rezervë i Barcelonës do ta marrë Munir El Hadadi. Sulmuesi i dalë nga akademia e Barcelonës luajti sezonin e shkuar te Deportivo Alaves ku spikati me golat e tij.