Tragjedia në Xhenova, 43 minuta heshtje në stadium

Xhenoa e nis kampionatin të dielën, teksa përballë do të ketë skuadrën e Empolit prej orës 20:30. Do të jetë një ndeshje ndryshe, pasi tifozët do ta nisin në heshtje dhe nuk do të ketë festë për 43 minuta. E gjithë kjo në respekt të atyre që humbën jetë në rrëzimin e urës “Morandi” një javë më parë.

“Të dielën në mbrëmje kemi zgjedhur rrugën e heshtjes, duke respektuar ata që humbën jetën në atë urë. Një heshtje shurdhuese që do të zgjatë 43 minuta, një për çdo fëmijë, punëtor, student, baba ose nënë që sot nuk është më me ne” njoftojnë tifozët e Xhenoas, ultrasit dhe shoqatat pranë klubit së bashku.

Jo vetëm kaq: “Flamujt tanë nuk do të lëvizin, banderolat tona kokëposhtë do të ngyrosin stadiumin ndryshe dhe zërat tanë do të jetë të heshtur”. Ultrasit e Xhenoas, gjithashtu falënderojnë të gjithë italianët që u kanë qëndruar pranë në një moment fatkeqësie si ky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online