Fabio Kapelo tregon arsyet se pse presidenti i Realit bllokoi kalimin e Modriç te Interi. Trajneri italian, i cili ka drejtuar gjigantët spanjollë në dy periudha të ndryshme zbulon shkaqet e mos kalimit të mesfushorit kroat në Itali.
“Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar në ardhjen e kroatit në Itali. Florentino Perez humbi Ronaldon dhe nëse do të kishte humbur dhe Modriç, atëherë ai do e kishte të pamundur të rizgjidhej në krye të klubit.
Reali është mësuar të blejë yje dhe për momentin nuk është se ka shumë të tillë. Interi mbetet konkurrenti kryesor i Juventusit në Itali, por kujdes dhe Milanin”, përfundon 72 vjeçari në prononcimin për “Radio Deejay”.