Plori: Erdhëm për barazim, fitova me ndryshimin taktik

0

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, është shumë i kënaqur me skuadrën e tij. Shkodrani e nisi mjaft mirë sezonin, pasi mori 3 pikë të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Superiores.

Fitorja – “Nuk mund të them se nuk jemi gati. Them se erdhëm si skuadër modeste dhe Luftëtari  nuk na njihte. Erdhëm për të marrë një pikë, por në pjesën e dytë kërkova që të merrnim fitoren dhe e merituam. Ky është vetëm fillimi, por jam shumë i kënaqur me fitoren”.
Loja – “Në pjesën e parë donim të dilnim barazim. Në pjesën e dytë ndryshova vendosjen taktike dhe pashë shthurjen e mbrojtjes kundërshtare dhe morëm 3 pikët me vlerë”. 
Merkato –
“Këto janë mundësitë deri tani. Unë kam diskutuar me stafin dhe presidentin dhe dua dhe 2 afrime të tjera për të qenë i kompletuar”.
Entuziasmi  – “Moment që duhet ta theksojmë dhe mediat. Skuadra u duartrokit nga tifozët e Luftëtarit. Ky është futbolli dhe duhet të gëzojmë të gjithë bashkë”. 
Objektivi – “
Objektivat janë që të qëndrojmë në Superiore. Ndeshja e parë dhe kam shumë vështirësi për të ardhmen. Ne fituam sot se luajtëm si një grup kompakt dhe si një familje”. 
Abel –
“Një lojtar që e kam ndjekur shumë mirë. Ka elementë teknikë dhe ambientohet shumë mirë me skuadrë. Më pëlqeu sot dhe në detyrat mbrojtëse”, – përfundoi Plori për “Gol pas goli” në Supersport.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.