Fitore mes vuajtjesh, Nejmar-Mbape nderojnë PSG-në

0

PSG nuk ndalet dhe merr fitoren e dytë rresht. Ekipi i Tuhel triumfoi në transfertë përballë Guingampit me rezultatin 1-3. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për ekipin kryeqytetas, me Roks (20’), i cili i shënoi Bufonit duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Pjesa e parë nuk pati më gola, ndërsa në të dytën, trajneri gjerman hodhi në fushë dhe Kilian Mbape.

Nejmar (53’) barazoi sfidën me anë të një penalltie që e fitoi vetë, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, Mbape (82’, 90’) shënoi dy herë për të vulosur fitoren e parisienëve.

Me këtë tri pikësh, PSG ngjitet në krye me pikë të plota bashkë më ekipin e Reims.

 

Gungamp – PSG 1-3 (Roks 20’/ Nejmar 53′(p), Mbape 82′, 90′)

Ru 20′ | PSG 0 – ( 1 ) Guingamp

Nejmar 53′ | PSG ( 1 ) – 1 Guingamp

Mbape 82′ | PSG ( 2 ) – 1 Guingamp

Mbape 90′ | PSG ( 3 ) – 1 Guingamp

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.