Modriç “mollë sherri”, Reali padit Interin

Interi ëndërroi për disa javë goditjen Luka Modriç dhe në mediat italiane u shkrua pa fund në lidhje me dëshirën e kroatit për të kaluar në Serinë A.

Në fakt, vetë ylli i Kroacisë nuk doli kurrë hapur dhe gjithçka mbeti në rangun e spekulimeve, por duket se bisedime mes Interit dhe përfaqësuesve të Modriç ka pasur.

Kjo ka bërë që te Reali ta humbasin durimin dhe sipas Cadena Ser në Spanjë, klubi madrilen ka bërë gati një padi në FIFA kundër Interit.

Kjo për faktin se sipas rregullores së FIFA-s, asnjë klub nuk duhet të kontaktojë me ndonjë futbollist, nëse ky i fundit nuk është në 6 muajt e fundit të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *