Gega me grup të plotë, tekniku me skemë interesante

Trajneri Skënder Gega vuan prej dhimbjes së kokës vetëm për shkak të përzgjedhjes së titullarëve, pasi e ka grupin e plotë. Numri një i stolit dhe Partizani nuk kanë dëmtime para fillimit të këtij kampionati dhe kjo është shumë pozitive. Futbollistët që kanë vuajtur nga probleme të lehta fizike i kanë kaluar ata dhe janë në rregull.

Tekniku i “demave” ka patur shumë kohë në dispozicion për të përzgjedhur formacionin e tij, pasi ka punuar me ekipin në fazën përgatitore të Ohrit, por dhe në Elbasan. Gega ka menduar të rreshtojë një ekip 4-2-3-1 në fushën e lojës.

Partizani do të tregohet i kujdesshëm kundër Skënderbeut dhe do të mundohet të depërtojë drejt portës së vendasve nga qendra. Aty ku kryeqytetasit shpresojnë te vertikalizimet e Malës, shpejtësia e Mensahs dhe saktësisë së Hebajt.

Formacioni i mundshëm i Partizanit: Hoxha – Ibrahimi, Gojkoviç, Atanda, Trashi – Telushi, Mala – Asani, Mensah, Progni – Hebaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online