Partizani luan “tenis” ndaj Tomorit

Aventura e Partizanit në Kupat e Europës ishte e shkurtër, pasi shorti vendosi që ta përballte që në raundin  parë të Europa Leagues me ekipin e Mariborit. Pas aventurën në Europë tekniku Gega vendosi që skuadra të grumbullohet në Elbasan për fazën përgatitore.

“Demat” kanë zhvilluar sot një takim miqësor me skuadrën e Tomorit, ku kanë arritur një sukses të thellë 6-1. Gjithsesi, duhet të veçohet që në formacion titullar ishin shumë emra të rinj, por dhe disa nga afrimet e kësja vere.

Që në sekondat e para ishte Klejdi Daci, i cili shënoi sapo ishte mbushur një minutë lojë. Më pas kanë qenë beratasit ata që kanë arritur të barazojnë shifrat.

Në pjesën e dytë trajneri Gega ka aktivizuar një pjesë të madhe të titullarëve dhe rezultati flet vetë më pas. Progni shënoi sapo startoi pjesa e dytë dhe më pas Gojkoviç, Hila e Trashi si dhe një autogol i skuadrës së Tomorit.

PARTIZANI 6 – 1 TOMORI

Shënues: Daci 1′, Progni 46′ , Gojkoviç 52′, Hila 54′ , autogol 87′, Trashi 90′

Formacioni i Partizanit: Xhika, Lala, Bitri, Shaqiri, Hysenaj, Kodra,  Statoviç, Henri, Bardhi, Zhdrella, Daci.  

U aktivizuan: Hoxha, Atanda, Gojkoviç, Kalari, Ibrahimi , Hila, Mala, Telushi, Trashi, Progni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *