Karlo Ançeloti e njeh mirë dhe do e donte në ekipin e tij. Për ta bërë realitet një lëvizje të tillë duhet dituar edhe dëshira e lojtarit. Objektivi është Angel Di Maria, anësori argjentinas që momentalisht është pjesë francezëve të PSG.
Me teknikun italian ai ka shkëlqyer në Madrid me Realin dhe tashmë i duhet të vendosë për të ardhmen. Në Francë zor se do të vijojë të qëndrojë. Kontrata i mbaron në fund të sezonit dhe shitja e argjentinasit është zgjidhja më e mirë edhe te PSG.
Sezoni i fundit i Di Marias është një siguri për formën sportive që po kalon. Është 30-vjeç, i pjekur dhe i aftë të ndihmojë një skuadër për të fituar trofe. Edhe vetë ai kërkon një klub konkurrues. Në Itali Interi është ekipi që ka ngulmuar më së shumti, kurse vetë argjentinasi në faka ka dëshiruar një rikthim në Spanjë.