Kaka “skanon” kalimin e Ronaldos te Juvja: Unë e di se pse u largua!

Braziliani Kaka është një nga lojtarët më pozitiv dhe të talentuar të historisë së futbollit. Ai ka fituar topin e artë, por ka qenë dhe bashkëlojtar i Kristiano Ronaldos te Real Madridi. Ata kanë luajtur së bashku për 4 vite me radhë. I tërhequr nga futbolli tashmë, Kaka u pyet në lidhje me kalimin e portugezit në Madrid. Braziliani mendon se e di arsyen se pse “Kris” u largua nga “Santiago Bernabeu” për të shkuar në Seria A.

“Unë mendoj se Kristiano është një lojtar me shumë eksperiencë tani. 33-vjeç e di dhe e kupton situatën mjaft mirë. Vendimi për të kaluar nga Madridi te Juventusi është një vendim shumë personal. Portugezi e di se është koha për të lëvizur. Ai mbase ka menduar ‘kam fituar gjithçka me Real Madridin, tani është koha për të bërë diçka tjetër për të qenë i motivuar’.

“Kjo bëri që ai të pranonte ofertën e Juventusit dhe të kalonte te skuadra italiane. Italia po merr një nga më të mirët e historisë? Mendoj që po. Ronaldo dhe numrat e tij e thonë këtë gjë. Çdokush që ka patur privilegjin ta shohë duke luajtur… në rastin tim, kam patur privilegjin të stërvitem me të çdo ditë për 4 vjet.

“E kam parë se sa profesionist, se sa i fortë dhe se sa i motivuar është. Ai është shumë i fortë në mendje dhe dëshiron të shkojë në një tjetër nivel. Mendoj se Ronaldo do të mbahet mend si një nga më të mirët e botës”, – u shpreh Kaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online