Asnjë problem për Juventusin në ndeshjen hapëse të Serisë A për sezonin e ri.
Manxhukiç hapi llogaritë në minutën e 12-të, pas një pasimi nga Lihshtajner, ndërsa më pas bardhezinjtë e ulën ritmin dhe Kaliari mori zemër. Bufon u bë vendimtar në një rast përballë Farias, por në minutën e 38-të teknologjia VAR i akordoi një penallti Kaliarit. Sërish Bufon, pritje ndaj sulmuesit Farias, duke pritur penalltinë e dytë nga 3 të fundit në Serinë A.
Aq u desh që Kaliari të demoralizohej dhe në fundin e pjesës së parë Dibala gjeti golin e dytë, i vetëm me portierin sard, në prekjen e parë të topit në zonë për këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë Dibala goditi traversën, ndërsa në minutën e 66-të Higuain gjeti golin e tretë.
Më pas debutuan edhe blerjet verore Matuidi e Douglas Kosta.