Montela: Milan për titull? Kemi shpenzuar sa Juve!

0

Kampionati i Milanit të ri kalon nga Krotone. “Do të jetë një ndeshje tejet e vështirë, si i gjithë turneu. Ne duhet të bëhemi një skuadër, na duhet kohë për t’u adaptuar por mund të rritemi shumë”. Merkato është e rëndësishme. “Klubi ka ende dëshirë për të përforcuar skuadrën, mund të përmirësohemi dhe duam të shpërblejmë entuziasmin e tifozëve përmes rezultateve. Dhe ambicia ekziston: “Është një skuadër që më lejon zgjedhje të ndryshme”.

SHPEJT PËR TITULLIN – Shumë shpejt për të folur për garën për titull. “Kemi marrë lojtarë të shumtë dhe kemi nevojë të bëhemi një skuadër në fillim dhe më pas, fitues. Nuk e ndiejmë këtë presion, edhe sepse Juventusi ka shpenzuar sa ne dhe është përforcuar. Nuk kemi limite, por e dimë që ka skuadra më të organizuara se ne. Milani do të rikthehet i madh, por duhet kohë. Duhet të shpërblejmë krenarinë dhe entuziazmin e tifozëve”.

MUNGESAT – Ndërmjet atyre që mungojnë do të jetë edhe Bonaventura dhe Romanjoli. “Xhek nuk ka asgjë shqetësuese, por me siguri nuk do të jetë këto dy ndeshje. Alesio ndihet mirë, ndoshta e fus në fushë në Maqedoni”. Merkato kuqezi nuk është mbyllur ende, teksa pritet Kaliniç që mund të mos jetë i vetmi. “Nuk dua të flas për ardhje, apo ikje, mendoj për Krotonen. Jam i sigurt se Fasone dhe Mirabeli do të bëjnë të pamundurën për të përforcuar skuadrën”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.