Plani i Skënderbeut, 4 të rinj në rast kualifikimi

0

Plani i Skënderbeut në rast kualifikimi kundër Dinamo së Zagrebit është blerja e kartonëve për të paktën 4 futbollistë të rinj dhe të talentuar, me qëllimin që t’i promovojë këta lojtarë në grupet e Europa Ligës dhe më pas t’i shesë në vlera të konsiderueshme. Lojtarët janë sigurisht të rinj dhe emra atë njohur për publikun. Skënderbeu do përfitojë në total 3.3 milionë euro nëse arrin të kalojë pengesën Dinamo Zagreb dhe një shifër e tillë do t’i lejonte që pa asnjë vështirësi të përfitonte futbollistë, madje duke i blerë ata.

Tratativa e parë që do bëhet në rast kualifikimi është ajo me Luftëtarin. Bregu dhe Abazaj do vihen nën urdhrat e Skënderbeut, sepse korçarët do paguajnë një shifër të konsiderueshme për klubin gjirokastrit. Emri i tretë, tashmë i konfirmuar, është Sahiti i Rabotniçkit, një mesfushor dhe sulmues krahu i ri dhe shumë i talentuar. Në rast kualifikimi, klubi i Skënderbeut do nisë tratativën dhe me Tiranën për Albi Dokën, në mënyrë që ky futbollist të vishet bardhekuq dhe të menaxhohet bashkërisht nga të dyja klubet për sa i përket të ardhmes.

Aktivizimi i këtyre lojtarëve do bëhet me strategji në ndeshjet e Europa Ligës.

Gjithsesi, duhet pritur më parë kualifikimi. Rezultati 1-1 në Zagreb është shpresëdhënës, por Dinamo është gjithnjë një kockë e fortë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.