Juve e braktisi, Interi pret sot vizitat mjekësore

Talenti çek Patrik Shik ka kaluar një verë plot stres, pasi transferimi i ëndërruar te Juventusi u dogj për një problem fizik të hasur gjatë kontrolleve mjekësore rutinë para firmës. Shik sapo kishte luajtur në Kampionatin Europian U-21, duke shkëlqyer, ndaj Juventusi ndoshta u nxitua, duke anuluar blerjen e një supertalenti, për rreth 30 milionë euro.

Tani Shik ka përfunduar pushimet dhe është bashkuar me Sampdorian. Sot do të kryejë kontrolle mjekësore të detajuara dhe nëse nuk dalin problemet e para disa javëve, me shumë gjasa Shik do të shkojë tek Interi.

Çeku shënoi 11 gola në Serinë A sezonin e fundit, por luajti vetëm 14 ndeshje titullar, me një mesatare super, një gol në një ndeshje e gjysmë mesatarisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *