Patrik Shik është përforcimi i fundit i Juventusit, një goditje e madhe, që konfirmon forcën e klubit bardhezi në treg.
Një blerje sidomos për të arden, sepse Shik është vetëm 21 vjeç dhe nuk dihet sa shanse ka të luajë aktualisht te një Juventus i frikshëm, që ka emra si Dibala, Higuain e Manxhukiç, pa harruar kroatin Marko Pjaca.
Sezonin e fundit Shik mahniti Serinë A, duke shënuar 11 gola në vetëm 14 ndeshje si titullar, me rreth 1500 minuta në Serinë A.
Dje Republika Çeke mundi 3-1 Italinë në Europianin U-21 dhe Shik ishte fantastik, ndaj Juventusi ka nxituar: fluturim nga Polonia në Torino për yllin e ri çek, vizita mjekësore dhe prezantim.
Sampdorias i shkojnë 30.5 milionë euro, 5 më shumë se klauzola e prishjes së kontratës, vetëm për të mundësuar pagesën në 3 vitet në vazhdim, në 3 këste. Samp ka futur në marrëveshje edhe një klauzolë: nëse Juve e huazon sulmuesin, klhbi gjenovez ka prioritet.