60 milionë euro në lojë, Barcelona ka një plan për dy brazilianët

Ardhja e Antuan Grizman te Barcelona ka krijuar një ngjeshje në repartin e sulmit. Lojtarë si brazilianët Malkom dhe Rafinja nuk shikohen më së si lojtarë thelbësorë në projektin e klubit katalanas dhe janë vënë në shitje.

Malkom është lojtari me vlerën me të shtrenjtë. Në Barcelonë shpresojnë që të fitojnë të paktën 40 milionë euro nga shitje e mëngjarashit, shumë kjo e njëjtë me atë që u shpenzua një vit më parë për të blerë kartonin e tij nga francezët e Bordosë.

Rafinja, i cili vjen nga një dëmtim synohet që të shitet për 20 milionë euro. Valencia dhe Fiorentina janë dy klubet më të të interesuara për brazilianin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *